Maqedoni, institucionet e shtetit nxisin gjuhën e urrejtjes

Autori:Gazeta Fjala

Sipas analizës së fundit të Komitetit të Helsinkit, të punuar në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes, institucionet e Maqedonisë jo vetëm që nuk e dënojnë dhe nuk e luftojnë gjuhën e urrejtjes, por e nxisin atë.

“Projekti përmban aktivitete që kanë të bëjnë me lobimin dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes së qytetarëve”, ka pohuar drejtuesja e projektit, Elena Brmbeska.

Sipas kësaj analize, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes kanë të bëjnë me çështje etnike, fetare dhe nacionale, ku nuk kursehet asnjë përkatësi etnike.

Gjuha e urrejtjes vazhdon të jetë një dukuri e përhapur në media, gjë që mundëson  përhapjen e stereotipave, paragjykimeve, stigmatizimit, sidomos kur tendencat e tilla fshihen pas fjalës së lirë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maqedoni-institucionet-e-shtetit-nxisin-gjuhen-e-urrejtjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala