Manipulimet me “Green Card” në Kosovë, reagojnë ambasadat e SHBA-ve

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi ka filluar me të madhe të manipulohet me lotarinë për “Green Card”, dhe të mashtrohen qytetarët e Kosovës, kanë reaguar ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup dhe Prishtinë.

Ato kanë lëshuar një njoftim, përmes të cilit dëshirojnë të këshillojnë opinionin publik në Kosovë, që të kenë kujdes nga mashtrimet përmes postës, postës elektronike (e-mail) ose telefonit që njoftojnë qytetarët kosovarë se kanë fituar në lotarinë për viza të shumëllojshme amerikane (ndryshe njihet si “Lotaria për kartë të gjelbër”).

Në këtë njoftim të këtyre dy ambasadave, sqarohet se Qeveria e SHBA-ve nuk do të dërgojë/njoftojë fituesit e lotarisë për viza të shumëllojshme, dhe se të gjithë aplikuesit mund të kontrollojnë statusin e tyre përmes Kontrollimit të statusit të aplikuesit (Entry Status Check) në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov.

Kontrollimi i statusit të aplikuesit përmes Entry Status Check do të jetë mënyra e vetme me anë të së cilës fituesit/të përzgjedhurit e lotarisë do të njoftohen nëse janë përzgjedhur apo jo.

Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit:

http://www.travel.state.gov/visa/immigrants/shikojtypes/types_1322.html. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/manipulimet-me-green-card-ne-kosove-reagojne-ambasadat-e-shba-ve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala