Manifestimi i 28 nëntorit, festiv dhe paqësor

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë. Përkundrazi, ai ka thënë se manifestimi i 28 nëntorit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, i organizuar nga opozita e bashkuar do të jetë festiv, masiv dhe paqësor.

Selimi për ‘Epokën e re’ ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

Sipas tij, është e gabueshme thirrja për dialog në mes të pozitës dhe opozitës përderisa nuk ka shenja të tërheqjes nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nga ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/manifestimi-i-28-nentorit-festiv-dhe-paqesor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala