Mamografi i ri mobil, 99 ditë në punë, 20 ditë i prishur

Për shkak të prishjeve teknike të mamografisë, gjatë këtij viti janë humbur 20 ditë pune, ndërsa mamografi ka funksionuar për 99 ditë deri më tani. Gjatë kësaj periudhe janë ekzaminuar një numër i madh i grave nëpër gjithë Kosovën, duke arritur kështu të zbulohen disa raste të kancerit të gjirit.
Kështu u tha në raportin gjashtë mujor të funksionimit të mamografit mobil që u prezantua nga përfaqësuesit e ekipit të QKUK-së, të angazhuar në Mamografi, para grupit të grave.
Përkundër prishjeve dhe problemeve të vogla të herë pas hershme, kjo periudhë kohore e këtij viti për funksionimin e mamografisë u konsiderua si i suksesshëm.
Po ashtu, sipas këtij raporti del që 80% e grave në tërë Kosovën kanë bërë për herë të parë kontrollin për sëmundjen e gjirit./Indeksonline/