Malta e gatshme të realizojë projekte zhvillimore në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe deputeti Elmi Reçica, anëtar i Komisionit parlamentar për punë të jashtme vizituan ishullin e Maltës me fteseë zyrtare të Don Basiglio Cali, Mjeshtrit të Madh të Urdhrit Sovran të Maltës.

Takimi u realizua në vazhdën e shkëmbimit shumëvjeçar të vizitave reciproke të delegacioneve të larta të dy palëve dhe kishte për qëllim parësor shqyrtimin e mundësive për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë nëpërmjet realizimit të projekteve zhvillimore të Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Kosovës.

Gjatë bisedimeve u ritheksua gatishmëria e plotë e Urdhrit për financimin e plotë të spitalit të ri të Ferizajt si dhe projekteve mjedisore që kanë për qëllim parandalimin e vërshimeve ne rrjedhat e lumenjve të Sitnicës dhe të Moravës së Binçës.

Në këtë drejtim, Shkëlqesia e tij Don Basiglio Cali rikonfirmoi vendimet paraprakisht të marra të Urdhrit Sovran të Maltës për ndarjen e fondeve financiare për realizimin e plotë të këtyre projekteve, si dhe ripërsëriti nevojën për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale politike në funksion të realizimit sa më të shpejtë të tyre.

Për këtë qëllim, delegacionit kosovarë iu dorëzua Memorandumi i Bashkëpunimit për shqyrtim dhe procedim të mëtutjeshëm në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se ekzistojnë mundësi të mëdha të bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm ekonomik dhe se nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të mundësojë fillimin e realizimit konkret të investimeve të Urdhrit Sovran të Maltës në Republikën e Kosovës në projekte paraprakisht të përgatitura nga të dy palët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/malta-e-gatshme-te-realizoje-projekte-zhvillimore-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala