Maloku: S’po di se çfarë po ndodhë në Kosovën tonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Miratimi i buxhetit të Kosovës në sallën e Kuvendit gjatë ditës së sotme sërish solli telashe të mëdha në mes të pozitës e opozitës. Si gjithnjë për këto telashe u gjend alternativë gazi lotsjellës i cili edhe gjatë seancës së sotme nuk u kursye të hidhej në Kuvend nga opozita.

Gaz lotsjellës thuajse është hedhur në të gjitha korridoret e Kuvendit të Kosovës.

E përderisa në Kuvendin e Kosovës po pamundësohej mbajtja e seancës në sheshin e Prishtinës po zhvillohej protestë në të cilën poashtu përdoreshin mjete të forta, gurë, ngjyrë dhe sasi e madhe e gazit lotsjellës.

Për të gjitha këto zhvillime kanë reaguar analistë të çështjeve politike në Kosovë. Në një prononcim për ORAinfo, njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Naim Maloku ka thënë se kjo situatë tashmë është bërë e papërballueshme.

“Nuk po e di se çka është ka bahet në këtë vend”, ka thënë shkurt Maloku. Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit të deputetëve të pozitës dhe opozitës për krijimin e situatave të tilla.

“ Deklaratat e këtyre deputetëve po më doket që janë bashkëpunim i pozitës dhe opozitës. Nuk është aspak e lavdueshme më që të komentohen këto gjëra”, është shprehur më tej ai.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës u pamundësuar mbajtja e seancave plenare nga ana e opozitës, e cila sërish gjuajti gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit. U deshtë edhe ndërhyrja e policisë edhe në përleshjet me protestuesit jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës.

Nga përleshjet kanë mbetet të lënduar disa persona, si protestues, ashtu nga Policia. Ndërkohë, përleshje fizike pas përfundimit të seancës ka ndodhur mes Policisë dhe deputetëve të opozitës./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-spo-di-se-cfare-po-ndodhe-ne-kosoven-tone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala