Maloku: Sa herë kërkuat zbardhjen e vrasjeve që ndodhën pasluftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku në seancën për krijimin e Gjykatës Speciale që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe s’ka nevojë të pastrohet.

“Ne sot po vendosim për themelimin e Gjykatës nga e cila pritet që ta bëjë atë që ne e dështuam ta bëjmë, ti mbrojmë dëshmitarët e viktimat. Gjykata Speciale është rezultat i dështimit të shumicës së partive”, ka thënë Maloku.

Ajo më pas ka përmendur edhe vrasjen e shumë aktivistëve të LDK-së që janë vrarë paslufte në mesin e tyre, babi i saj Enver Maloku si dhe Xhemail Mustafës.

Maloku theksoi se: “Ju që po thirreni si qytetar të ndershëm sa herë keni kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve që kanë ndodhur pasluftës. Pse po i frikësoheni kaq shumë drejtësisë, kush është i pastër s’ka përse të frikësohet”./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-sa-here-kerkuat-zbardhjen-e-vrasjeve-qe-ndodhen-pasluftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala