Maloku: Opozitës i kujtohet republika vetëm kur i shërben për interesa

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku e ka kritikuar opozitës për qasjen e saj ndaj bojkotit të seancës të Kuvendit, që u miratua MSA-ja.

Maloku ka shkruar në rrjetin social Facebook, se opozitës i kujtohet Republika vetëm kur ajo i shërben për interesa.

Ky është positmi i Malokut në Facebook:

Opozitës iu kujtua emri kushtetues i vendit tonë!

Më 10 Korrik 2015, në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës, që kishin ftuar edhe “përforcime” nga Komisionet e tjera parlamentare, trumbetuan për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, me emrin FAK! Unë pata votuar kundër procedimit të amendamentit për themelimin e FAK-ut për shkak të akronimit.

Ushtria e Kosovës duhet të quhet “Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës”, pra, FARK dhe jo FAK. Opozitës i kujtohet Republika veç kur ajo i shërben për interesa të ngushta!
Kosovë, urime një hap më afër Bashkimit Evropian!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-opozites-i-kujtohet-republika-vetem-kur-i-sherben-per-interesa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala