Maloku: Opozita po ia bën argatin Qeverisë, nuk pritet eskalimi i situatës

Autori:Avdyl Pajaziti

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, vlerëson se me veprimet e fundmit opozita po ia bën një argat të mirë partive në pushtet.

Sipas tij, me këto veprimet opozita vetëm sa po e dëmton veten duke e humbur mbështetjen e qytetarëve.

“Këto ndodhi vetëm sa i bëjnë mirë Qeverisë së Kosovës të qëndroj në parlament duke mos paraqitur alternativë. Opozita do ta humbë vetën me këto veprime, sepse ajo nuk do të këtë mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Maloku për ORAinfo.

Ai mendon se përpjekjet e opozitës janë që të bllokojnë punimet Kuvendit duke e detyruar presidenten e shteti, Atifete Jahjagën, që t’i shpall zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita ka mendim që ta bllokoj procesin e Kuvendit të Kosovës dhe të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Nëse nuk funksionon Kuvendi, dihet që ka shtatori apo tetori, presidentja do ta shpërndaj Kuvendin dhe do hap zgjedhje të reja”, ka thënë Maloku.

Ai shprehet i habitur me veprimet e opozitës për të mos e lënë kryeministrin që të raportoje para deputetëve. “Në seancën e kaluar opozita u mundua të arsyetohej me bllokimin e seancës, pasi që nuk ishte kryeministri i pranishëm, por kësaj radhe kur kryeministri ishte në seancë, dhe ata prapë e pamundësuan vazhdimin e saj”, ka thënë Maloku për ORAinfo.

Ai ka theksuar se nuk sheh ndonjë rrezik të kalimit të situatës, pasi sipas tij, qytetarët do të distancohen nga këto veprimet të opozitës.

“Opozita që disa vite praktikisht i ka larguar qytetarët nga vullneti për të protestë. Qytetarët kanë shumë arsye për protestë, por thirrjet e opozitës për protesta vetëm sa po i largojnë ata nga bashkëngjitja në protesta”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-opozita-po-ia-ben-argatin-qeverise-nuk-pritet-eskalimi-i-situates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala