Maloku, Mustafës: Shkarkoje ministrin Arban Abrashi

Naim Maloku njohës i çështjeve të sigurisë me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin e Punës dhe mirëqënies Sociale, Arban Abrashi.
“Janë dy gjëra për të cilat ju duhet të përcaktoheni, ta shkarkoni Ministrin dhe me këtë ta bindni opozitën dhe opinionin e gjerë që ftesa e Juaj per dialog është e sinqert, ose,të na sqaroni se me cilin nen të Kushetutës, ju keni te drejte si Kryeministër me i ofru dialog një organizate terroriste.
Ky reagim i Malokut erdhi pas deklaratave të Abrashit i cili i kishte krahasuar metodat e përdoruara nga Lëvizja Vetëvendosje!, sidomos gjuajtjen me ve dhe incizimin e atyre aksioneve, me metodat ISIS-it.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Malokut:
Kryeminister,
Minisri ne Qeverine te cilen Ju e drejtoni, z. Abrashi e quajti publikisht VV n ISIS!
VV eshte, si qe edhe Ju besoj e dini, partia e trete nga zgjedhjet e kaluara dhe njeherit ne opozite.
Ju vazhdimisht po deklaroni, publikisht nga mbledhjet e Qeverise dhe para Minisrit, qe jeni per dialog.
Jane dy gjera per te cilat Ju duhet te percaktoheni
- Ta shkarkoni Ministrin dhe me kete ta bindeni opoziten dhe opinionin e gjere qe ftesa e Juaj per dialog eshte e sinqert, ose,
- Te na sqaroni se me cilin nen te Kushetutes Ju keni te drejte si Kryeminister me i ofru dialog nje organizate terroriste.