Maloku: MPL të marrë masa ndaj udhëheqësve të Prishtinës, për mos respektim të simboleve shtetërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorunitn Maloku ka kërkuar sqarim nga Ministria e Pushtetit Lokal, për hapat që do ti marrë karshi komunës së Prishtinës, e cila po neglizhon simbolet shtetërore.

Ajo gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në pikën deklarime jashtë rendit të ditës, ka përmendur ditën e çlirimit të Prishtinës dhe vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit, ku flamuri i shtetit të Kosovës nuk është vendosur askund.

Maloku ka thënë se udhëheqësit e komunë së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, po e duanë Prishtinën, por jo edhe simbolet shtetërore.
Deputetja e LDK-së, ka thënë se edhe ajo e donë më shumë flamurin dardan, por e respekton flamurin shtetëror.

“Edhe unë e dua më shumë flamurin dardan të Ibrahim Rugovës, por e respektoj flamurn shtetëror. Kërkoj sqarim publik nga Ministria e Pushtetit Lokal për hapat që do ti marrë ndja udhëheqsve të komunës së Prishtinës, për mos respektim të simboleve shtetërore”, ka thënë Maloku, transmeton lajmi.net.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-mpl-te-marre-masa-ndaj-udheheqesve-te-prishtines-per-mos-respektim-te-simboleve-shteterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala