Maloku: Asnjë qeveri nuk mund t’i tërheq nënshkrimet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se është dashur të pezullohet mbajtja e seancës së fundit të Kuvendit.

Sipas tij, prania e sigurimit dhe policisë si dhe gjuajtja e gazit lotsjellës e shisheve me ujë, kanë qenë pamje të tmerrshme, të cilat askush nuk i ka paramenduar.

Ai thotë se nënshkrimet e dy marrëveshjeve nuk mund t’i tërheq askush.

“Edhe po të vie qeveria tjetër nuk mund t’i tërheqë këto nënshkrimet”, thotë Maloku për Epokën e Re.

Sa i përket marrëveshjes me demarkacionin me Malin e Zi, ai thotë se opozita është ngutur.

“Fillimisht është dashur që kjo marrëveshje të shkojë në Kuvend. Jam i bindur se edhe deputetët e pozitës nuk do ta votonin”, ka thënë Maloku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maloku-asnje-qeveri-nuk-mund-ti-terheq-nenshkrimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala