Malisheva komuna më transparente në rajon

Autori:Gazeta Fjala

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot në Malishevë ka bërë publik transparometrin komunal për Malishevën në gjashtë mujorin e parë, e ku sipas gjetjeve të KDI-së, Malisheva me 42.1 për qind, del të jetë komuna më transparente në rajonin e Prizrenit, , apo në gjashtë komunat të cilat monitorohen nga KDI, dhe për të cilat është bërë matja e transparencës.

Sipas, Naim Cahanajt, nga KDI, kjo organizatë ka bërë matjet në katër shtylla, për të matur transparencën e gjashtë komunave të regjionit. “Matjet janë bërë në zyrën e kryetarit, kuvendit, financave dhe konsultimeve me publikun, që marrë në tërësi, Komuna e Malishevës, ka dalë të jetë komuna më transparente”, tha Cahanaj, sipas të cilit, ka vend ende për përmirësime, në mënyrë që transparenca të rritet edhe më shumë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, nga ana tjetër e ka vlerësuar lartë këtë hulumtim. “Ne n vazhdimësi bëjmë përpjekje për rritjen e transparencës dhe përveç angazhimeve tona, kemi nevojë edhe për mbështetje për rritjen e transparencës, në këtë rast, indikatorët e gjetur, në fushat ku ka mangësi, na ndihmojnë neve, që ti përmirësojmë ato mangësi”, tha nënkryetari Mazreku.

Ndërsa, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, duke marrë fjalën, tha se “ky transparometër dhe debati që zhvillohet këtu, na ndihmon në përmirësimin e mangësive eventuale”.
Në këtë prezantim të KDI-së, ishin të pranishëm edhe ekzekutivi i Komunës së Malishevës, anëtarët e Kuvendit të Komunës, nga të gjitha subjektet e përfaqësuara, të cilët, gjithashtu kanë dhënë kontributin e tyre.

Të gjithë ata që diskutuan në këtë prezantim, u shprehën të gatshëm për dhënien e kontributit të tyre, në raport me transparencën dhe pavarësisht faktit që jemi komuna më transparente.

Konsultimet publike, raportet financiare, në informim, në qasje në dokumentet publike, në seancat e hapura për publik, komitetet e hapura për publik, mbajtja e seancave të rregullta, takimet publike, takimet me qytetar, konsultimet publike dhe shumë fusha tjera, që lidhen me transparencën komunale, janë indikatorët që e vlerësojnë pozitivisht Komunën e Malishevës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/malisheva-komuna-me-transparente-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala