Malisheva bëhet gati për korrje-shirje

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, që drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.Në këtë mbledhje, drejtori për Bujqësi, Haxhi Krasniqi, ka deklaruar se kjo drejtori është bërë gati për fillimin e sezonit të korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës.

“Jemi bërë gati si drejtori për fillimin e sezonit të korrje-shirjeve, i kemi bërë të gjitha përgatitjet si dhe kemi formuar shtabin komunal, që do ta mbikëqyr tërë fushatën e korrje shirjeve”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu në këtë mbledhje janë diskutuar edhe çështje tjera, ndërsa nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, është bërë më dije se kanë filluar bëhen kërkesa nga ana e qytetarëve për ujë për pije.

Kurse sa i përket gjendjes epidemiologjike, është rikonfirmuar se nuk ka raste të infektimit me EHKK, ndërsa ka përfunduar cikli i tretë i repelimit të kafshëve dhe faza e dytë e dezinsketimit të zonave të cilësuara endemike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/malisheva-behet-gati-per-korrje-shirje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala