Maliqi: Problemi është se opozitarët vetëm veten e shohin si “përfaqësues të popullit”

Autori:Gazeta Fjala

Analisti Shkelzen Maliqi ka shkruar se problemi kryesor është te deputetët e opozitarë të cilët e shohin vetën mbi deputetët tjerë duke përdorë gaz lotsjellës.

Sipas tij, deputetët opozitarë me gaz po ua ndalojnë deputetëve tjerë ushtrimin e mandateve.

Maliqi konsideron se këto veprime deputetët opozitarë po  i bëjnë pasi e shohin vetëm vetën e tyre si përfaqësues të popullit.

“Problemi me deputetët e gazit lotësjellës është se ata e vendosin veten mbi deputetët tjerë që janë shumicë. Me gaz lotësjellës ua ndalojnë ushtrimin e mandatit deputetëve që nuk mendojnë si ata. Dhe këtë e bëjnë ngase vetëm veten e shohin si “përfaqësues të popullit”, ka shkruar Maliqi.

Prandaj, ai ka thënë se asnjë deputet individualisht s’e përfaqëson popullin por vetëm elektoratin që e ka votuar.

“Vetëm Kuvendi si tërësi përfaqëson popullin”, ka shkruar Maliqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maliqi-problemi-eshte-se-opozitaret-vetem-veten-e-shohin-si-perfaqesues-te-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala