Maliqi: Gjykata Speciale, punë e kryer

Autori:Avdyl Pajaziti

Këtë javë Kosova do të vendosë nëse do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale apo këtë do t’ia lë Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë për të përditshëm “Epokën e re”, ka thënë se themelimi i kësaj Gjykate është punë e kryer.

“Nëse nuk kalon Gjykata Speciale vetëm komplikohet puna, pasi kjo gjykatë ashtu kështu do të bëhet. Nëse nuk e bën Kosova, e bëjnë Kombet e Bashkuara, po me kondita tjera”, është shprehur Maliqi.

Ai ka thënë se më së miri do të ishte që Kosova ta themelojë vetë këtë gjykatë, dhe se askush nuk duhet të ketë frikë nga themelimi i saj.

“Kjo nuk është aktakuzë ndaj UÇK-së, e as ndaj luftës”, ka thënë Maliqi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/maliqi-gjykata-speciale-pune-e-kryer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala