Mali i Zi me Shqipërinë, konflikti për kastravecin

Autori:Zekirja Shabani

Në vjeshtën e vitit 2013, Mali i Zi ndaloi eksportin e kastravecëve nga Shqipëria me pretendimin për nivelin e lartë të një pesticidi, i njohur si spiroxaminë, e cili, sipas tyre, kishte kaluar nivelin me 0089 miligram për kilogram nga 005 miligram për kilogram që ishte norma. Deklaratën e bëri vetë Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi dhe në kufi u bllokuan 761 kilogramë kastravecë. Pas kësaj deklarate, mediat në Shqipëri ndërmorën një sulm në grup ndaj prodhuesve shqiptarë, duke i akuzuar ata se stimulonin rritjen eshpejtë të perimeve nëpërmjet hormoneve. Ministria e Bujqësisë, ndërmori disa analiza, sipas të cilave perimet nuk ishin rrezik për shëndetin.

Pak ditë më parë,ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se për fat, lufta tregtare ndaj perimeve e nxitur nga fqinjët nuk e dëmtoi prodhimin shqiptar. Fermerët prishën kontrata me rajonin dhe lidhën kontrata të reja për eksportin e perimeve në vendet e BE-së më së shumti në Gjermani./Monitor/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mali-i-zi-me-shqiperine-konflikti-per-kastravecin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala