Malajzi, arrestohet hakeri nga Kosova që spiunonte tek ISIS

Autoritetet malajziane kanë arrestuar një 20-vjecar nga Kosova të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë duke e kërkuar pasi që dyshohet se ka udhëhequr një rrjet të hakerëve në Kosovë që jepte informacione të vjedhura të më shumë se 1,300 pjesëtarëve të shërbimit amerikan tek ISIS-i.
Sic njofton The Neë York Times, i dyshuari për këtë vepër është Ardit Ferizi.
Ferizi dyshohet se ka spiunuar informatat tek Junaid Hussain, një ish-anëtar udhëheqës i CyberCaliphate, një njësi e Shtetit Islamik që arriti të depërtojë tek llogaritë e Youtube dhe Tëitter të Komandës Qëndrore amerikane.
Shteti Islamik shpresonte se përmes përkrahësit e tyre në Amerikë do të përdornin këto të dhëna pë të sulmuar anëtarët e këtij shërbimi amerikan./Gazeta Fjala