Makina më e çuditshme në botë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Rusët përmes punës së tyre kanë arritur që të ndërtojnë një nga makinat më të çuditshme në botë. Makina me emrin “SherpATV”, është një automjet që mundëson lëvizjen në çfarëdorruge.

Modeli i veçantë është realizuar nga Alexei Garagasyan, dhe mund ngjitet në lartësi të mëdha, të kalojë shkëmbinj e madje edhe të notojë.

Sherp peshon vetëm 1299 kilogramë dhe ka vetëm 44.3 kuaj fuqi me motorin 1.5-litërsh Kubota V 1505 me katër cilindra të lidhur me marshin manual me pesë shpejtësi. Automobili i veçantë mund të lëvizë në shpejtësinë deri në 45 km/orë në rrugë dhe 6km/orë në ujë.

Ndër të tjerat mësohet se kjo është një makinë që është krijuar kundrejt kostos prej 50 mijë dollarë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/makina-me-e-cuditshme-ne-bote-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala