Majko kundërshton Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Pandeli Majko, ish – Kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, dhe sot deputet i së majtës shqiptare ka komentuar 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, duke i uruar “motrat dhe vëllezërit në Kosovë gëzuar për përvjetorin e lirisë”.
Majko shkruan në rrjetin social Facebook, se sot e 16 vite më parë falë ndihmës së NATO-s shqiptarët ndjenë erën e lirisë, pasi serbët u larguan nga Kosova, duke lënë pas varre dhe masakra.

Ai shkruan gjithashtu se ata që luftuan në radhët e UÇK-së dhe sot nuk jetojnë më janë ‘alfabeti’ i lirisë, ndërsa të gjallët e UÇK-së ‘po zbardhen’. Për Majkon liria nuk fitohet në Gjykatë Speciale, pasi ajo nuk ka çmim.

“Sot, 12 Qershori si Dita e LIRISE së Kosovës. Trupat e NATO-s nën udhëheqjen anglo-amerikane hynë në Kosovë…Pas 100 vjetësh, shqiptarët ndjenë erën e lirisë. Serbët u larguan duke lënë pas varre dhe masakrën e radhës. Sot 16 vjet më pas lirisë Kosova jeton një jetë tjetër. Ata që nuk jetojnë dhe luftuan në radhët e UCK-së, janë sot të munguarit…jane “alfabeti” i lirise që ka kuptim. Të gjallët e saj po zbardhen. Asgjë nuk bëhet asgjë. Liria nuk fitohet në Gjykatë Speciale. Ajo nuk ka çmim. Të tjerat janë rrethana. Gëzuar përvjetorin e LIRISE vëllezër dhe motra në Kosovën time!”, ka përfunduar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/majko-kundershton-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala