Majko kërkon pasaportë të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në emisionin Top Story në televizionin Top Channel, ka bërë të ditur se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

“Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit”, ka deklaruar Majko.

Pandeli Majko ka simpati të kosovarëve pasi ishte kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

Drejtuesi i emisionit e pyet deputetin e Partisë Socialiste, nëse janë të vërteta fjalët që ai ëndërron të vazhdojë karrierën politike në Prishtinë.

“Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj”, ka deklaruar Pandeli Majko.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/majko-kerkon-pasaporte-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala