Mafia shqiptare po fuqizohet. Janë 160 të kërkuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta holandeze “De Telegraaf” shkruan sot se grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët kanë mundur të përfitojnë para të mëdha me rrugë joligjore, kryesisht me trafik droge.

Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës.

Policia i frikësohet së tepërmi ambicies së grupeve kriminale shqiptare. Edhe statistikat flasin qartë.

Nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mafia-shqiptare-po-fuqizohet-jane-160-te-kerkua/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala