Forcat detare Amerikane: “FSK-ja do të ndihmohet nga ne”

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus i cili po viziton Kosovën, në një konferencë për media ka deklaruar se SHBA mirëpret zgjerimin e rolit të marinsave amerikan me FSK-në.

“Ushtria jonë do të jetë e përkushtuar për bashkëpunim me FSK-në. Mirëpresim zgjerimin e rolit të marinsave amerikan me FSK-në. Marinsat tanë janë të shkëlqyeshëm dhe se bashkëpunimi do të jetë në nivel”, ka deklaruar Mabus, shkruan zeri.info.

Ndryshe, sekretari amerikan i Forcave Detare dje ishte edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të një vizite zyrtare në vendet e Ballkanit.

“Ne jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Ballkanit”, tha Mabus.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mabus-fsk-ja-do-te-ndihmohet-nga-ushtria-jone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala