MABETEX konfirmon: Ka vdekur edhe shqiptari i katërt në Astana

Autori:Avdyl Pajaziti

Avni Maksuti (1979) është personi i katërt që ka humbur jetën në vendndërtim në Astana

Maksuti po ashtu ka qenë punëtor i kompanisë MABETEX. Për vdekjen e Maksutit, janë njoftuar edhe familja dhe të afërmit.

Lajmin e ka konfirmuar Kompania MABETEX përmes kësaj komunikate:

Zyra e MABETEX kishte njoftuar mbrëmë lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Astana të Kazakistanit, ku humbën jetën tre punëtorët e kësaj kompanie: Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976).

Sot në media e elektronike po qarkullon lajmi se ka ndërruar jetë edhe personi i katër nga të lënduarit e djeshëm. Ne e konfirmojmë humbjen e punetorit tonë të katërt Avni Maksuti (1979) gjë për të cilen në kohë reale kemi informu familjen e të ndjerit, ku me këtë rast i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndierit.

Mediet në fjalë kanë keqinterpretuar lajmi duke thënë se presoni i katër i vdekur është Hajrush Hoti. Ne ju informojmë se Hajrush Hoti dhe Isuf Bekolli po trajtohen në mënyrë dinjitoze në spital në Astana dhe gjendja e tyre është stabile për momentin.

Me këtë rast u bëjmë thirrjet të gjitha medieve që të përmbahen dhe të mos dezinformojnë lidhur me rastin ku edhe një herë e rikonfirmojmë se lidhur me shkaqet si kane ndodhur, MABCO Constructions është duke bërë hetuesi rrënjësore në bashkëpunim me organet e shtetit, për çka familjaret do te informohen detajisht, dhe të gjitha mediet do të njoftohen me kohë për rastin e tragjedisë në fjalë.

Nuk është korrekte dhe morale të spekulohet në këtë situatë ku familjaret jane ne gjendje ankthi, cdo spekulim për shkaqet e tragjedisë është i panevojshëm ne keto momente dhe shume i dhimbshëm.

Për informatë të lexuesve, në kantierin ku ka ndoshur tragjedia kanë qenë duke u aplikuar standardet më të avansuara të sigurisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mabetex-konfirmon-ka-vdekur-edhe-shqiptari-i-katert-ne-astana/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala