Lutfi Zharku shpenzon 817 litra naftë për 1 muaj

Autori:Gazeta Fjala

Lutfi Zharku ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prej se e ka marrë për detyrë të drejtoj këtë ministri ka shpenzuar 4 mijë e 856 litra karburante. Shpenzimet e ministrit përfshijnë periudhën prej muajit janar deri në shtator të këtij viti.

Gazeta Fjala ka siguruar qasje edhe në shpenzimet e dy zëvendësministrave të kësaj ministrie në bazë të kërkesës për qasje në dokumentet publike dhe të tre së bashku del të kenë harxhuar 8 mijë e 231 litra karburante.

Ministri Zharku vetëm në muajin korrik ka shpenzuar 817 litra naftë ndërsa Mujota 460.  Zv.ministri Hanefi Muharremi më së shumti ka shpenzuar në muajin qershor plotë 742 litra.

Për pesë muaj pune si zv.ministër Hanefi Muharremi ka shpenzuar 2,117 litra kurse zëvendës ministri tjetër Fehmi Mujota 1,258 litra për katër muaj.

Nga tabela e shpenzimeve të kësaj ministrie shihet se për reprezentacion të tre krerët e këtij institucioni kanë shenzuar 3 mijë e 737 euro. Prej tyre 2 mijë e 154 euro kanë qenë shpenzime të ministrit Lutfi Zharku, raporton Gazeta Fjala.

Taksat e qytetarëve të Kosovës shihet se janë shfrytëzuar mjaftueshëm edhe në udhëtimet e zhvilluara jashtë vendit. Për nëntë muaj pune ministri Zharku ka marrë 1 mijë e 305 euro mëditje.

Kurse dy zëvendësministrat shihet se kanë pasur udhëtime jasht vendit vetëm në muajin shtator, për të cilin janë paguar 217 respektivisht 150 euro.

Ndërkohë që për telefon MI ka harxhuar në total 519 euro, vetëm ministri ka shpenzuar 364 euro. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-zharku-shpenzon-817-litra-nafte-per-1-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala