Lutfi Zharku largon 6 zyrtarë të dyshuar për korrupsion

Autori:Zekirja Shabani

Shefi i prokurimit në Ministrinë e Infastrukturës, Nexhat Krasniqi ka më shumë se pesë vjet që është nën hetime për korrupsion, por vazhdon të nënshkruaj tendera milionësh. Edhe pse me ligj del se nuk ka të drejtë të kryej këtë punë.

Gazeta Fjala ka mësuar se përveç Nexhat Karasniqit janë edhe dy zyrtarë të lartë të Avacionit Civil të Kosovës që do të largohen nga puna.  Kurse të tjerët janë zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.

Me një vendim të ri të ministrit Lutfi Zharku, ata nuk do të mund të ushtrojnë detyrat e tanishme tash e tutje.

“Informatat e pranuara nga departamenti i administratës mbi zyrtarët tanë që kanë qenë subjekt i trajtimit nga komisioni disiplinor i MI-së tregojnë që kemi zyrtarë për të cilët është inicuar procedurë penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre kurse të njëjtit vazhdojnë vijimin në punë që është në kundërshtim me nenin 69 të ligjit për shërbyesit civil”, thuhet në një shkresë të ministrit dërguar sekretarit përmanent, të cilën e ka siguruar Gazeta Fjala.

Në Ministri të Infrastrukturës, janë gjasht zyrtarë nën hetime të cilët automatikisht duhet të lënë detyrat.

Siç merr vesh Gazeta Fjala largimi i tyre do të bëhët pasi këtë e kërkuar vet kryeministri Isa Mustafa nga të gjithë ministrat e kabinetit Qeveritarë.

Mustafa, ka kërkuar që të zbatohet ligji për shërbyesit civil dhe të mos ketë në institucione njerëz që hetohen për vepra penale.

Sipas ligjit për shërbyesiit civil, të gjithë zyrtarët ndaj të cilëve është inicuar procedurë penale do të pezullohen nga puna deri në vendimin përfundimtarë të gjykatës.

“Nëpunësit civilë pezullohen, me pagesë 50% të rrogës se tij/saj, menjëherë nga detyra nga organi përgjegjës për menaxhimin e personelit të institucionit punëdhënës nëse: 1.1. kundër tij/saj është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij/saj; 1.2. nëpunësi civil mbahet në arrest në pritje të gjykimit; 1.3. kur prania e nëpunësit civil në zyrë mund të pengojë hetimet”, thuhet në nenin 69 të ligjit për shërbyesit civil.

Në rast të pezullimit parandalues, nëpunësi civil do të marrë 50 për qqind të rrogës së tij/saj gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

“Nëse nëpunësi përkatës civil më pas rikthehet në shërbim, qoftë për shkak se akuza kundër tij/saj nuk ka mundur të dëshmohet, për shkak të dyshimit ose arsyeve të tjera teknike, ai/ajo duhet të konsiderohet se është pezulluar nga ushtrimi i detyrës. Periudha e mungesës do të trajtohet si periudhë e qëndrimit në detyrë për të gjitha qëllimet dhe nëpunësi civil duhet të marrë rrogën e plotë dhe mëditjet të cilat ai/ajo do t’i kishte marrë nëse nuk do të ishte pezulluar nga shërbimi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-zharku-largon-6-zyrtare-te-dyshuar-per-korrupsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala