Lutfi Zharku: Jam dhëndër i Drenicës por nuk jam ministër i PDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejton ministrinë me buxhetin më të madh të Qeverisë së Kosovës në fushën e investimeve kapitale edhe pse është ministri “më I vogël” në Qeverinë Mustafa. Nuk e ka kompleks nëse quhet “ministër i asfaltit” ashtu siç nuk e ka fort dert për përfoljet “e hallkut” se ai është “…minsitër i të gjitha qeverive në koalicion me PDK-në”.

Është ekstremist i djathtë, është aktivist i hershëm i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së në dy mandate, por nuk ka bërë asnjë fotografi as me presidentitn Ibrahim Rugova, as me Fatmir Sejdiun e madje as me Isa Mustafën.

Meqenëse në LDK ka dy zyrtarë të lartë që kanë të njëjtin emër, për ndryshim nga Luta (Lutif Haziri) ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, miqtë dhe familjarët e ngushtë e quajnë “Aga Lutë!”

I pyetur nga Botapress se si u përgjigjet kritikave dhe përflitje “.. Luta është ministër i PDK-së, se është i emëruar nga Hashim Thaçi, se është ministër i dy qeverive në koalicion me PDK-në”. Cila është përgjigjia e juaj ndaj këtyre përfaljeve, ai fillimisht qeshet me të madhe dhe përgjigjet:

“Duhet t’i pyetni vetë ata që flasin kështu!”, ka thënë Zharku.

Së pari unë falënderoj kryeministrin dhe Kryesinë e LDK-së për besimin që ma kanë dhënë, në mandatin e kaluar dhe puna ime në LDK, si anëtar i Kryesisë së LDK-së që nga dhjetori I vitit 2006. Pra, puna e përbashkët me kryetarin aktual në katër vitet e fundit dhe me anëtarët e Kryesisë ka bërë që Kryesia ta ketë një besim tek unë. Edhe në mandatin e kaluar, besoj edhe në këtë mandate, jam i bindur se ajo çfarë ato pëshpëritjet ndaj meje janë spekulime.

“Unë jam dhëndër i Drenicës dhe njerëzit e marrin si fakt të kryer se kush e ka gruan nga Drenica duhet me qenë iI PDK-së. Kjo nuk është e vërtetë.

Mund të flas për raporte të mira me kolegët ministra të PDK-së dhe në këtë mandate edhe në të kaluarin por kanë qenë kriteret e liderëve të dy partive që të emërohen njerëz profesionalë, njerëz që nuk bien ndesh me ligjin dhe arsyeja e tretë ka qenë për njerëz bashkëpunues. Mua më njohin për këto tri kritere që në parim i plotësoj , përfshirë edhe këtë të fundit bashkëpunimin me PDK-në”. /Botapress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-zharku-jam-dhender-i-drenices-por-nuk-jam-minister-i-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala