Lutfi Rexhepi kalon në PDK, Mrika Thaçi: Rexhepi e liroi aleancën

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Podujevës nga rradhët e AAK-së ka kaluar sot në grupin e këshilltarëve të PDK-së. Lajmin për kalimin e tij në PDK e ka bërë të ditur vet Rexhepi në mbledhjen e sotme të KK.

Sipas tij, kalimi i tij nga AAK në PDK ka ardhur si rezultat i aderimit ditë më parë të strukturave të AAK-së në PDK.

“Ditë më parë strukutrat politike të AAK-së në Podujevë kanë marrë një vendim që të shuajnë aktivitetet e tyre të AAK-së në Podujevë dhe u janë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës. Kështuqë, rrjedhimisht edhe unë si pjesë e asaj strukture duke i respektuar vendimet e kolegëve të mi deklaroi që nga sot i bashkangjitem grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, Mrika Thaçi, këshilltare e pavarur në KK të Podujevës tha se Rexhepi vetëm se e liroi aleancën, pasi sipas saj, ai e kishte ngulfatur kogja shumë atë.

Ajo duke u thirrur në procesverbalin e mbledhjes së datës 21 shkurt 2014, citoj fjalët e Lutfi Rexhepit.

“Zonja Thaçi e shfyrtëzoj të drejtën e saj ligjore që mandatin e vet e trajtoj si të pavarur. Mirëpo, në fakt veprimi i cekur e zbeh përfaqësimin në kuvend, por nuk e zbeh forcën politike të aleancës, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ka marr 9 për qind të votave të elektortatit të komunës së Podujevës. Unë në cilësin e bartit të listës kam 3153 vota dhe nëse zonja Mrikë Thaçi i bartë votat e veta, votat e mija nuk mund t’i bartë”, ka cituar Thaçi.

“Zoti Rexhepi edhe nëse i bartë 3153 vota aty ku ke shku, falë të qofshin. Po jo që e ke zbeh aleancën por përkundrazi e ke liru se qe besa e pate ngulfatur kogja shumë”, ka thënë Thaçi./Llapi.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-rexhepi-kalon-ne-pdk-mrika-thaci-rexhepi-e-liroi-aleancen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala