Lutfi Haziri i kallë 2600 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Jo më pak se 2600 euro do t’i kushtojë Komunës se Gjilanit momenti i ndezjes së fishekzjarrëve natën e 17 shkurtit 2015. Me ndezjen e fishekzjarrëve në vlerë prej 2600 euro kjo komunë i jep fund festimeve të shtatë vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri këtë moment ia ka besuar kompanisë NTP “AUTODYNAMICA” nga Gjilani.

Nëse komunat tjera ndjekin këtë komunë atëherë i bie që ato vetëm për pavarësi të shpenzojnë rreth 100 mijë euro dhe atë vetëm për fishekzjarre.

Por, Lutfi Haziri është kujdesur që me para të komunës të urojë edhe qytetarët përmes medieve për shtat vjetorin e pavarësisë, duke promovuar vetveten. Sa i ka kushtuar ky publikim buxhetit të kësaj komune në gazeta dhe disa portale nuk dihet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-hazuri-i-kalle-2600-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala