Lutfi Haziri thirrje për ndihmë për refugjatët sirian

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes faqes se tij në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i hapin dyert për refugjatët sirianë, që janë të strehuar në kufirin Maqedoni – Greqi.
Ai ka thënë se shqiptarët duhet të tregojnë vlerat duke strehuar refugjatët e Lindjes së Mesme derisa të gjendet një zgjidhje nga BE’ja.
Postimi i plotë i Hazirit:
Të tregohemi zemërgjerë dhe vend pritës për refugjatët të cilët po rrihen me ushtarë e policë.
Populli i Kosovës ka qenë refugjatë gjatë luftës dhe duhet ta kuptoj këtë tragjedi të këtyre qytetarëve nga Lindja e Mesme që po kërkon udhë për shpresë e jetë më të mirë.
Strehimi i përkohshëm derisa të zgjidhet çështja e tyre nga BE, do të dëshmonte vlerat tona si shqiptarë dhe ish-refugjatë! LH