Lutfi Haziri shet viça e lopë (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Gjilanit që drejtohet nga Lutfi Haziri ka vendosur ti qesë në shitje  disa lopë dhe vica.  Këtë shitje kjo komunë është duke e bërë përmes një ankandi publikë. Në këtë ankand është treguar ditëlindja dhe gjinia e lopëve e viçave.

Të interesuarit blerjen e tyre mund ta bëjnë me 1.40 cent dhe 1.80 për kilogram. Këto çmime i ka përcaktuar vetë komuna e Gjilanit.

“Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë gjedhat me datën 28/07/2015 deri me datën 31/07/2015 prej orës 10.00 – 15.00 viçat  gjenden në fermën e  shkollës së mesme të bujqësisë “Arbëria” e cila ndodhet në lagjen “Zabeli i Sait Agës” Gjilan”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Afati i fundit për kërkesë dokumentacioni 31/07/2015 ora 16.00, derisa, sipas kësaj komuna blerja e viçave do të bëhet në bazë të ankandit publik. Kurse, blerësi i tyre do të jetë ai që ofron çmimin më i lartë./Gazeta Fjala/.Cmimi i viqave

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-haziri-shet-vica-e-lope-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala