Lutfi Haziri kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe ish-ministër i Pushtetit Lokal, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga ai.

Mesazhi i plotë në Facebook:

Dy fjalë për zërat që po e kërkojnë njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Kosovën Lindore nga kryeministri Mustafa

Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e sponsorizuar nga Lutfi Haziri, është më e madhe se njohja e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi, është më e madhe se i ashtuquajturi Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, apo ‘Zajednica’ e Vetëvendosjes dhe më e madhe se pashallëqet tjera. Dëshiroj të theksoj se ata që tentojnë t’i kopjojnë iniciativat e Serbisë, janë të prirur të dështojnë. Pikë! LH.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-haziri-kunder-asociacionit-te-komunave-shqiptare-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala