Lutfi Haziri këmbëngulë që të blejë 50 tabletë

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Gjilanit këmbëngulë që të pajisë asamblistët e saj me tabletë, pavarësisht shumë vërejtjeve që ka dhënë Agjencia Kundër Korrupcionit.

Ajo ka rishpall tender për “Furnizim me ‘Tablet’-a me touchscreen  për nevoja të këshilltarëve komunal”.

Komuna e Gjilanit  që drejtohet nga Lutfi Haziri edhe javë më parë kishte shpallur një tender të ngjashëm për furnizim me 50 IPAD, për këshilltarët komunal, por Agjencia Kundër Korrupsion kishte gjetur shkelje të ligjit të prokurimit.

AKK kishte konstatuar se ishte shkelur neni për Barazinë në trajtim dhe jo diskriminim, specifikat teknike dhe udhëzuesit operativ të prokurimit, shkruan Gazeta Fjala.

Komuna e Gjilanit kishte kërkuar që IPAD, të jeni të prodhuesit Apple me seli në Kaliforni të SHBA-së.

“Me përcaktimin e emrit të prodhuesit dhe origjinës së këtyre mallrave, mund të favorizohen prodhuesit e caktuar dhe në të njëjtën kohë diskriminohen prodhuesit e tjerë të këtyre pajisjeve”, kishte shkruar në opinionin e saj AKK.

AKK e ka pasur të paqartë pse është kërkuar blerja e 50 pajisjeve ndërkohë që ka vetëm 35 anëtarë të kuvendit.

“Autoriteti kontraktues nuk ka treguar se kujt i dedikohet sasia prej 15 copëve të kësaj pajisjeje”, shkruan AKK.

Komuna e Gjilanit e ka anuluar këtë procedurë tenderuese, duke e bërë këtë të ditur përmes njoftimit në KRPP.

Por me 2 mars sërish ka nis procedurat për t’u pajisur me Tablet.

Në këtë ri tenderim nuk specifikohet prodhuesi por prap mbetet numri prej 50 tabletëvë edhe pse kuvendi komunal ka vetëm 35 asamblistë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lutfi-haziri-kembengule-qe-te-bleje-50-tablete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala