Luta e shpërblen me 135 mijë euro financuesin e tij

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i komunës së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetar i LDK’së,  Lutfi Haziri, ka filluar t’ua kthejë mundin e bërë gjatë zgjedhjeve financusve të tij e të partisë.

Kompanisë që i ka ndimhuar gjatë fushtës lektrorale, e në të cilen edhe doli fitues, Lutfi Haziri në fillim të këtij viti ai ka dhënë një tender gogja të madh.

Gazeta Fjala ka mësuar se tenderin për “Riparimin e automjeteve të komunës” e ka fituar kompania “GARAGE BENZ”, nga Gjilani.

Se kjo kompani e ka financuar Lutfi Hazirin e kanë thënë edhe dretues të opozitës në komunën e Gjilanit. Ata kanë treguar se komuna dhe kjo kompani kanë lidhje të forta mes vete.

“Janë duke u bërë edhe shumë dallavere me tenderët të cilët po iu jepen militantëve dhe financuesve të LDK-së. Ku tenderi i fundit i është dhënë kompanisë GARAGE BENZ për mirëmbajtjen e automjeteve të komunës në vlerë prej 135 mijë euro për tri vite”, kanë thënë përfaqësues të PDK-së në një reagim lidhur me ketë tender.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, i kërkon kryetarit të komunës Lutfi Haziri, që të ndalë keqpërdorimet e mëdha që po bëhen me buxhetin komunal dhe me paratë e qytetarëve të Gjilanit.

“Të gjitha këto dallavere janë duke u bërë me dijen dhe lejen tuaj, sepse ne si opozitë, që nga fillimi i qeverisjes tuaj me komunën e Gjilanit, i kemi paraqitur në vazhdimësi keqpërdorimet, shkeljet ligjore dhe procedurale të ligjit të prokurimit dhe të financave nga zyrtarët tuaj komunal”.

Të dhëna për këtë tendër janë treguar edhe në KRPP, ku thuhët se vlera e tij njëvecare është 44 mijë e 870 euro, derisa ky tender është tri vjecar vlera e tij shkonë në 135 mijë euro.

Kompania është shpallur fituese nga komuna me datën 23.02.2015, derisa kontrata mes këtyre dy palëve pritet të nënshkruhet me 05.03.2015.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/luta-e-shperblen-me-135-mije-euro-financuesin-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala