Lushtaku nga burgu në ndeshje futbolli

Autori:Avdyl Pajaziti

Drenicës nuk i ka bërë punë as prania në tribuna e kryetarit të burgosur të Skenderajt, Sami Lushtaku, për të kaluar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Lushtaku ka marrë leje për të shkuar te mjeku, por me makinën zyrtare të Burgut të Dubravës të dielën është dërguar në stadiumin “Bajram Aliu” për të ndjekur ndeshjen e dytë gjysmëfinale me tensione ndërmjet Ferronikelit të Drenasit dhe Drenicës së Skenderajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drenicakët e Skenderajt janë mposhtur si vendës. Ferronikeli ka shkuar në finale. Do të luajë të dielën kundër “Trepçës 89” në Prishtinë.

Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës thonë se Lushtaku ka dalë nga burgu me lejen e gjyqtarit të EULEX-it për kontroll mjekësor. Ata mohojnë se ka shkuar në stadium.

Por burime të ndryshme i kanë thënë “Kohës Ditore” se kryetari i Skenderajt, i dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile, ka shikuar ndeshjen nga tribuna e stadiumit dhe është takuar me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lushtaku-nga-burgu-ne-ndeshje-futbolli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala