Lushtaku në QKUK për probleme në zemër

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, njëherësh kryetar i Komunës së Skenderajt, ka qëndruar për dy ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Kohën Ditore, avokati i tij Arianit Koci. Ka thënë se Lushtaku ka pasur sërish probleme në zemër.

“Është e vërtetë që klienti im ka qenë i shtrirë dy ditë në QKUK për shkak të problemeve me zemër. Ka qenë i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë. Për detaje të sëmundjes nuk mund të flas. Mbrëmë është lëshuar nga QKUK”, ka thënë Koci, përcjell koha.net.

Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës është edhe Sami Lushtaku tash tri net radhazi po mban mbledhje, por nuk dihet me siguri nëse këtu dy ngjarje kanë lidhje njëra me tjetrën. PDK ka thënë se po mblidhet për të diskutuar gjendjen aktuale politike në vend.

Sami Lushtaku është dënuar me 12 vjet burgim në një proces gjyqësor që është njohur si “Drenica I”, për një vrasjen e një 40 vjeçari të paidentifikuar gjatë vitit 1998 mes fshatrave Galicë dhe Dubovc, bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve A dhe B.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lushtaku-ne-qkuk-per-probleme-ne-zemer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala