Lushtaku ndërpret grevën, shtrohet në spital

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku e ka ndërprerë grevën në të cilën është futur ditë më parë. Kjo pasi kryetari i rupit gjykues i ka mira

tuar rekomandimet e mjekeve dhe e ka lejuar Lushtakun të qëndrojë në spital.

Këtë e ka konfirmuar për Express Arianit Koci, avokat i Sami Lushtakut. Sipas Kocit, Lushtaku e ka ndërprerë grevën pasi i ka arritur qëllimet e tij. “Ka pas qëllim vetëm që të respektohen rekomandimet e mjekeve dhe asgjë më shumë”, ka thënë Koci për Express.

Lushtaku është në grevë urie nga 14 janari, sepse ai nuk lejohej të shtrohej në spital, përkundër gjendjes së tij të rëndë. Mjekët në QKUK kanë konstatuar disa herë se Lushtaku vuan nga disa sëmundje dhe qëndrimin në spital e ka të domosdoshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lushtaku-nderpret-greven-shtrohet-ne-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala