Lushtaku e Selimi mund të arrestohen

Sami Lushtaku e Sylejman Selmi që u dënuan sot me 12 respektivisht 6 vjet burg, mund të arrestohen shumë shpejt. Kështu të paktën e parasheh neni 367 i Kodit të Procedurës Penale.
Aty tregohet se të dënuarit me më shumë se 5 vjet duhet te dërgohen në paraburgim.
“Nëse gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues shqipton dënim prej pesë (5) ose më shumë vjet burg të akuzuarit ia cakton paraburgimin, nëse ai nuk gjendet në paraburgim, ose ia vazhdon atë kur i akuzuari gjendet në paraburgim”, thuhet në nenin 367 të Kodit te Procedurës Penale.