Lunaçek – opozitës: Kthehuni në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrike Lunaçek ka bërë thirrje partive opozitarë në Kosovës që ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehen në Kuvend.

“Apeloj përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë që të mos vazhdojnë edhe më tej në eskalim të situatës. Partive opozitare iu rikujtoj në demonstratat tradicionale të pa dhunshme që kanë bërë kosovarët”, ka thënë Lunaçek në një deklaratë për media.

LunaUek ka thënë se tash është në potez Gjykata Kushtetuese vendimi i së cilës pritet të mirret në janar dhe deri atëherë partitë opozitare duhet që të kthehen në Kuvend.

Ajo gjithashtu ka thënë se opozita duhet ta mundësojë që puna në Kuvend të vazhdojë siç është rasti rreth buxhetit, që duhet të miratohet për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-opozites-kthehuni-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala