Lunacek: Me dhunën në Kuvend, rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, në intervistën për KosovaPress-in ka shprehur qëndrimet e saj për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si pasojë e acarimit të situatës mes Qeverisë dhe opozitës mbi dy marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Lunacek porositi të dy palët që të gjejnë mënyra për t’u ulur në tavolinë dhe për t’i zgjedhur mospajtimet me anë të dialogut, pasi, siç thotë, dhuna dëmton proceset e rëndësishme të Kosovës drejt BE-së, siç është, mes tjerash, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Lunacek ka shprehur shqetësim për mënyrën e ardhjes së shefit të përgjithshëm të KFOR-it, Ljubisha Dikoviq në Prishtinë, pa lejen e institucioneve të Kosovës. Sipas saj, KFOR-i është dashur të jetë më i kujdesshëm për të mos lënduar ndjenjat e kosovarëve dhe kujtimin për viktimat, duke e ftuar Dikoviqin në Kosovë.

Raportuesja për Kosovën ka potencuar se arrestimi i deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti është bërë në rrethana të papërshtatshme kohore, njëkohësisht duke e kritikuar opozitën për skena dhune në Kuvendin e Kosovës, që sipas saj nuk përçojnë mesazhe të mira jashtë vendit.

Sa i përket dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESO, Lunacek ka theksuar se Serbia ka përçuar një mesazh të lartë urrejtjeje duke e penguar Kosovën drejt anëtarësimit në këtë organizatë, derisa kritika nuk ka munguar për Ministrinë e Jashtme, nga e cila kërkon që të shikojë me kujdes se ku ka gabuar dhe të marrë mësim për të ardhmen./telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-me-dhunen-ne-kuvend-rrezikohet-procesi-i-liberalizimit-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala