Lunaçek: Marrëveshja për Asociacionin mund të shkojë në rinegociim

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Marrëveshja mbi parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet.

Kështu ka thënë se Ulrike Lunaçek, zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, të mërkurën në një konferencë për media.

“Nëse kjo e fundit vendos se jo gjithçka në këtë Marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ajo duhet të ndryshojë. Nëse ky është vendimi i Gjykatës, atëherë Marrëveshja duhet të ndryshojë”, transmeton Koha.net pohimet e raportueses për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek ka thënë se e ka parë si problematike specifikimin marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit

“Në pjesë të Marrëveshjes e konsideroj problematike që në disa pozita mund të jenë vetëm serbët, në një vend që është multietnik besoj që një përcaktim i tillë nuk është i drejtë. Besoj që rinegociimi zë vend nëse Kushtetuesja vendos ashtu”, ka thënë Lunaçek.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-marreveshja-per-asociacionin-mund-te-shkoje-ne-rinegociim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala