Lunaçek: Kuvendi sa më parë të ratifikojë MSA-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e ka vlerësuar si një lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës me BE për Stabilizim Asociim.

Lunaçek ka thënë se ky është hap i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit evropian, transmeton zeri.info.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Evropës është lajm i mirë dhe në të njëjtën kohë një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian”, ka thënë Lunaçek.

Sidoqoftë eurodeputetja tani ka ‘urdhëruar’, Kuvendin e Kosovës që sa më parë të ratifikojnë këtë proces për shkak të rëndësisë së saj.

“Tash unë thërras për një ratifikim të shpejtë të këtij proces nga Eurodeputetët dhe Kuvendi i Kosovës pasi që MSA do të jap një stimul të fuqishëm për implementimin dhe institucionalizimin e reformave dhe mundësve të reja për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe të kontribuoj në stabilizimin e regjionit”, ka thënë Lunaçek. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-kuvendi-sa-me-pare-te-ratifikoje-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala