Lunaçek e quan historike autorizimin e MSA-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti Evropian (PE) votoi për të miratuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së.

Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.

“Parlamenti Evropian ka dhënë sot dritën e gjelbër për marrëveshjen e BE-së me Kosovën. Kjo marrëveshje është një moment historik në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe zhvillimin e saj si një shtet evropian. Për herë të parë, BE-ja dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie kontraktuale, e që është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Një shumica votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”, ka thënë Lunaçek.

“Hapi i ardhshëm duhet të jetë liberalizimi i viza ve për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar më tej ajo.

Lunaçek shpreson se së shpejti kosovarët do të udhëtojnë pa viza.

“Të dyja, MSA-ja dhe shpresojmë se së shpejti udhëtimi pa viza [për kosovarët] – do të sjellin mundësi të reja për Kosovën që të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në stabilizimin e të të gjithë rajonit”, ka përfunduar Lunaçek.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-e-quan-historike-autorizimin-e-msa-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala