Lunacek, duhet hetohen lidhjet e Gruevskit me Moskën

Eurodeputetja austriake Ulrike Lunacek ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vrasjet në Kumanovë. Ajo ka kërkuar një hetim ndërkombëtar lidhur me Kumanovën dhe lidhjet potenciale të mundshme të kryeministrit maqedon, Nikolla Gruevskit me Moskën.
“Duhet të bëhet një hetim i pavarur me atë se çfarë ka ndodhur atje. Duhet të hetohen akuzat se Nikolla Gruevski, me përkrahje të Rusisë, i ka inskenuar konfliktet e armatosura”, ka thënë Lunacek, shkruan lajmi.net
Këto pohime ajo i bëri gjatë seancës së djeshme plenare të Parlamentit Evropian të cilët kanë kërkuar që të mbështetet Maqedonia për integrim në Bashkim Evropian.