Lunaçek do të vizitojë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ku do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politikë dhe do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo të mërkurën e javës së ardhshme do t’u drejtohet mediave në ora 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të Be-së në Prishtinë.

Kurse, pasdite në amfiteatri e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, ajo do të mbajë një ligjëratë me temën “Kosova dhe procesi i integrimit evropian”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lunacek-do-te-vizitoje-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala