Lumzi: Luftë krimit, korrupsionit dhe terrorizmit

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, të parën të drejtuar nga kryeprokurori i ri i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizimin dhe çdo fenomen tjetër që, sipas tij, cenon raportet shoqërore dhe juridike.

Kosova do të jetë vend ku sundon rendi dhe ligji, ka thënë Lumezi, duke shtuar se është i vetëdijshëm se në këtë drejtim do të përballet me sfida të mëdha.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar propozimin që të formohet një dhomë e posaçme, e cila merret me krimet e rënda dhe që u përgjigjet kompetencave të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë thënë se aktualisht janë rreth 17 raste të tilla me rreth 70 perso

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lumzi-lufte-krimit-korrupsionit-dhe-terrorizmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala