Lumezi kërkon që të hetohen edhe zyrtarët e lartë

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë 686 raste për korrupsion që i kanë zgjidhur prokurorit në vend për periudhën nëntor 2013 deri në qershor të vitit 2015, por prokurorive u kanë mbetur edhe 582 të pa zgjidhura.

Por me statistikat që i ka paraqitur koordinatorja Pula nuk ka qenë i kënaqur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai ka thënë se janë duke i hetuar disa raste edhe të nivelit të lartë.

Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të merren edhe me hetimin e zyrtarëve të lartë, ngase sipas tij, mos luftimi i korrupsionit po ndikon edhe në përkrahje të krimit.

Debat u zhvillua mes të dyve për këtë çështje. Koordinatorja Pula ka arsyetuar moszgjidhjen e lëndëve me numrin e prokurorëve që kanë Prokuroritë, por edhe për mos raportimin e Kryeprokurorëve të Prokurorive për shqyrtimin e lëndëve për korrupsion.

Por Lumezi ka thënë se nuk e pranon një arsyetim të tillë, për shkak se tash ka më shumë prokurorët dhe se Kryeprokurorët e Prokurorive duhet të thirren për të raportuar. /Tribuna Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lumezi-kerkon-qe-te-hetohen-edhe-zyrtaret-e-larte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala