Luma: Largimi nga AAK ishte i paplanifikuar

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ish-zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ernest Luma, ka shpjeguar për Gazetën Fjala arsyet e largimit të tij nga AAK’ja, pjesë e së cilës ishte për 13 vjet.

Në një bisede telefonike, Luma ka  thënë se  gjithçka ka ndodh pa pritur. Madje sipas tij deri më sot nuk e ka menduar largimin nga kjo parti. Por, siç thotë ai shkak u bë një status në Facebook në lidhje me pelegrinazhin e Haxhit prej të cilës AAK u distancua publikisht.

“Të gjithë haxhinjve ua uroj pelegrinazhin e sivjetëm!  Zoti ua pranoftë Haxhin! Si tradicionalisht dhe siç i kemi përcjellë përherë haxhinjtë, me maksimën: “Shkofshi e mos u kthefshi,” kishte shkruar më 16 shtator ai në profiling e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka mohuar se do t’i bashkohet ndonjë partie politike në të ardhmen. Luma gjithashtu ka mohuar se shkak i largimit është aderimi i Muharrem Nitajt në AKK.

“Jo, absolutisht nuk ka të bëjë me këtë. Ju e dini se emërimi i tij ka ndodhur muaj më parë,” ka thënë ai.

Sot, përmes një letre të shkurtë dërguar kryetarit të AAK-së, Luma njoftoi se jep dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Aleancës.  Shkas për vendimin e tij u bë një status i tij

Por, Luma në këtë sqarim ka thënë se nuk u kërkon falje hanxhinjve dhe se mendon prapa çdo fjale të thënë.

Në anën tjetër, në reagimin e vet ndaj kësaj deklarate, AAK ka thënë se distancohet nga ky qëndrim i Ernest Lumës.

E njoftojmë opinionin publik, pelegrinët dhe të gjitha ata që janë të përfshirë në pelegrinazhin e sivjetmë, se ky status i Ernest Lumës, të cilin e kanë transmetuar edhe disa media, është qëndrim personal i tij dhe nuk ka asnjë lidhje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK. Pavarësisht prej kësaj, AAK distancohet nga gjuha sarkastike e përdorur nga zoti Luma, si dhe nga ky qëndrim i tij. AAK respekton besimin dhe obligimet fetare të secilit individ e haxhinjve iu urojmë pelegrinazh të mbarë,” thuhet në reagimin e AAK-së./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/luma-largimi-nga-akk-ishte-i-paplanifikuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala