Lulzim Abazi merr mbështetjen e Agim Aliut për deputet

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj, Lulzim Abazi ka marrë përkrahjen e kreut të Komunës së këtij qyteti, Agim Aliu për garën elektorale për deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Falënderues ndaj besimit nga i pari i qytetit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Abazi, pas takimit me Aliun.

Abazi në këto zgjedhje garon me numrin 108 pasi ka marrë besimin e Degës së Partisë̈ Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të Partisë̈, Enver Hoxhaj, me vizionin për rimëkëmbjen e shoqërisë̈ dhe shtetit.

“Ky besim që mora sot, është përgjegjësi që me kënaqësi e vullnet e pranoj, të jem shërbestar i të mirës për të gjithë qytetarët, vizionit të dëshmuar për ta ndryshuar e përparuar Kosovën”, ka shkruar Abazi në Llogarinë e tij.

Lulzim Abazi, aktualisht është këshilltar në Asamblenë Komunale në Ferizaj dhe kryetar i bordit të klubit Hendbollistik në këtë qytet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lulzim-abazi-merr-mbeshtetjen-e-agim-aliut-per-deputet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala