Lulet e Blerandit në vlerë të 10 mijë eurove

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka vendosur ta zbukuroj fort ambinetin ku punonë. Në zyrat e këtij institucioni me gjasë do të vendosën sasi të madhë të luleve. Kjo për faktin se ministria e Blerendit ka vendosur ti shpenzoj fiks 9 mijë e 999 euro për blerje të luleve.
Këtë fakt e kanë treguar vetë prokurimi i kësaj ministrie kur ka shpallur dhënien e tenderit “Furnizim me lule për nevoja te MZHE-se”.
E, furnizimin me këto lule do ta bëjë kompania “Labi Iris”, që është shpallur fituese në mesin e tri kompanive konkuruese.
Ministria dhe kompania fituese kontratën për këtë tender do ta nënshkruajn më 27.04.2015./GazetaFjala/.